
Partia Socialiste ka prezantuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në Qarkun Gjirokastër, duke zyrtarizuar emrat që do të garojnë për një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Lista është bërë publike nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila do të kryesojë garën në këtë qark. Kandidatët janë përzgjedhur bazuar në eksperiencën e tyre profesionale dhe kontributin politik në nivel lokal e kombëtar.
Kandidatët e PS për Qarkun Gjirokastër:
- Mirela Kumbaro
- Anila Dhimitri
- Pirro Dhima
- Shyqyri Hysi
- Tërmet Peçi
Kjo listë pasqyron strategjinë e Partisë Socialiste për të ruajtur dhe forcuar pozitat e saj në qark, duke sjellë një përzierje të figurave me përvojë politike dhe përfaqësues të rinj që synojnë të angazhohen në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.
Zgjedhjet e 11 majit 2025 priten me interes të lartë, ndërsa qarku i Gjirokastrës mbetet një bastion i rëndësishëm politik për të gjitha partitë kryesore në vend.
Vijon…