
Partia Socialiste ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në Qarkun Dibër, duke konfirmuar emrat që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e 11 majit. Lista kryesohet nga Blendi Klosi, i cili është një nga figurat e njohura të PS-së.
Lista e plotë e kandidatëve të PS për Dibër:
- Blendi Klosi
- Alma Selami (ekonomiste)
- Murat Dani
- Daniel Gjura
- Valentina Haliti
- Agron Malaj
- Dritan Selishta
Ky formacion synon të ruajë dominimin e Partisë Socialiste në Dibër, një qark me rëndësi strategjike në fushatën elektorale. Kandidatët e përzgjedhur përfshijnë figura me përvojë dhe emra të rinj, duke sjellë një balancë mes vazhdimësisë dhe ndryshimeve brenda partisë.