Arrestohet në Spanjë një 33-vjeçar shqiptar me 799 bimë marijuanë në makinë

0

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Navarrë të Spanjës, pasi u kap duke transportuar 799 bimë marijuanë në automjetin e tij, të fshehura në kuti kartoni. Ngjarja ndodhi pas vëzhgimit të policisë spanjolle që konstatoi lëvizje të rrezikshme në rrugë, duke vendosur ta ndalojë mjetin për shkak të sjelljes së dyshimtë.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, policët zbuluan njëmbëdhjetë kuti kartoni të mbyllura, brenda të cilave ndodheshin bimët narkotike, të destinuara për trafik.

Drejtuesi i automjetit u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për shkelje të sigurisë rrugore dhe trafik të lëndëve narkotike. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të 33-vjeçarit me rrjete të organizuara të trafikut të drogës.


Artikulli i mëparshëmPërshtatën barin për lojëra fati/ Në pranga 25-vjeçari, procedohen 2 oficerë policie në Elbasan
Artikulli i radhësGoditet organizata shqiptare e drogës në Itali: 5 milionë euro kokainë dhe hashash, 19 të përfshirë – përfshi edhe një 90-vjeçar korrier