Përshtatën barin për lojëra fati/ Në pranga 25-vjeçari, procedohen 2 oficerë policie në Elbasan

0

Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas një hetimi disa mujor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi kishte përshtatur një bar-kafe në pronësi të familjes për organizimin e lojërave të fatit pa leje.

Policia e Elbasanit njofton se:

  • I riu është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë disa vepra penale të lidhura me aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
  • Dy oficerë policie, përkatësisht babai dhe vëllai i të arrestuarit, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Të proceduarit janë:

  • G. D., 28 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Përrenjas
  • H. D., 63 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Peqin

Gjatë kontrollit në ambientin e lokalit janë sekuestruar:

  • 612,700 lekë dhe 550 euro cash
  • Një armë e ftohtë (thikë)
  • Një telefon celular, që dyshohet se është përdorur për veprimtari të paligjshme

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përmasat e plota të aktivitetit dhe rolin e secilit në këtë rrjet të dyshuar të lojërave të fatit.


Artikulli i mëparshëmPërkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit dhe mjeteve të vogla në Vlorë
Artikulli i radhësArrestohet në Spanjë një 33-vjeçar shqiptar me 799 bimë marijuanë në makinë