Dërgohen në gjyq dy vëllezër për prostitucion dhe pastrim parash përmes qendrave të masazhit

0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, të akuzuar për përdorimin e dy qendrave të masazhit si fasadë për shfrytëzimin e femrave për prostitucion dhe për pastrim parash të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sipas dosjes së prokurorisë, vëllezërit rekrutonin femra duke i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se të ardhurat dhe pasuritë e tyre nuk justifikohen ligjërisht, çka ka çuar në ngritjen e akuzës për “Pastrimin e produkteve të veprës penale” në bashkëpunim.

Me urdhër të gjykatës dhe kërkesë të prokurorisë, janë sekuestruar disa pasuri të vëllezërve Roshi, përfshirë:

  • Njësi me sipërfaqe 34 m²
  • Apartament me sipërfaqe 106.4 m² në rrugën “Hoxha Tahsin”
  • Post parkimi me sipërfaqe 41.2 m² në Tiranë
  • Tre automjete: Benz, Volkswagen dhe Skoda Octavia

Rasti është pjesë e një sërë hetimesh që kanë zbuluar përdorimin e qendrave të masazhit në Tiranë për prostitucion, fenomen në rritje dhe me lidhje të mundshme me rrjete më të gjera kriminale, përfshirë edhe trafikimin e shtetasve të huaj.

Artikulli i mëparshëmZjarr në Disney World: Panik dhe evakuim në parkun Epcot në Florida
Artikulli i radhësDidier Deschamps bie pre e një shakaje gjatë konferencës për shtyp: I bëhet pyetje për një lojtar që nuk ekziston