Kapet në Tiranë me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari nga Kukësi

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Kukësi, i identifikuar si Blerim Muja, pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se kishte për qëllim ta shiste në kryeqytet. Operacioni u zhvillua në rrugën e Elbasanit dhe u kodua nga policia me emrin “GUN”.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të veprimeve për goditjen e armëmbajtjes pa leje, seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë finalizoi me sukses aksionin, duke sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Përveç arrestimit të Mujës, është proceduar në gjendje të lirë një 23-vjeçar nga Tirana, me inicialet D. I., i cili dyshohet për moskallëzim krimi.

Policia njoftoi se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për të dokumentuar ligjërisht rastin dhe për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rrjet më të gjerë të trafikimit të armëve. Materialet hetimore tashmë janë dorëzuar për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Artikulli i mëparshëmTurqia ndalon 9 gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut
Artikulli i radhësVrasje në Vushtrri: 19-vjeçari qëllon për vdekje bashkëmoshatarin e tij