EMRI/ Plagoset 38-vjeçari në Kamëz pas konfliktit me një drejtues automjeti

0

Redi Vata, 38 vjeç, është identifikuar si i plagosuri në konfliktin e ndodhur sot në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy drejtuesve automjetesh, ku për motive ende të paqarta ka degraduar në dhunë fizike.

Sipas burimeve nga Syri TV, Vata ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është dëmtuar me sende të forta gjatë përplasjes.

Policia njofton se gjatë këqyrjes së vendngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, çka ngre dyshime për përdorim të mundshëm të armës së zjarrit, edhe pse autoritetet po hetojnë për të konfirmuar këtë element.

Drejtuesi tjetër i mjetit është ende në kërkim, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e plotë të autorëve. Ngjarja vjen pas disa incidenteve të ngjashme të raportuara ditët e fundit në Kamëz, ku është vënë re një rritje e tensioneve në rrugë.

Artikulli i mëparshëmBrutalitet në Lushnjë: Dy të rinj dhunojnë 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, i çajnë kafkën me gurë
Artikulli i radhësTiger Woods zyrtarizon lidhjen me Vanessa Trump, ish-bashkëshorten e djalit të ish-presidentit amerikan