Sherr në Kamëz mes disa personave, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

0

Një përplasje fizike mes disa personave ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kamzës, ku banorët kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia e Tiranës është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje për të kryer verifikimet e para.

Sipas informacionit paraprak, nuk është konfirmuar ende përdorimi i armës së zjarrit, por persona të përfshirë në konflikt janë përleshur me sende të forta. Në vendin e ngjarjes, është rrethuar një automjet me xham të dëmtuar, ndërsa po verifikohet nëse dëmtimi është shkaktuar nga plumb apo mjete të tjera.

Policia është gjithashtu në kërkim të një automjeti tjetër tip ML, me ngjyrë të bardhë, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konfliktin e dhunshëm.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat në zonë për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Artikulli i mëparshëmVrasje në Vushtrri: 19-vjeçari qëllon për vdekje bashkëmoshatarin e tij
Artikulli i radhësDetaje të reja nga të shtënat në Kamëz/ Dyshohet se është qëlluar drejt një makine