
Tiger Woods, një prej figurave më ikonike të golfit botëror, ka bërë publike lidhjen e tij të re me Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Woods përmes një postimi në Instagram, ku publikoi dy fotografi intime me partneren e tij të re.
Në njërën prej imazheve, çifti shfaqet të përqafuar me një buzëqeshje të ndjerë, ndërsa në tjetrën, ata shihen të ulur ngushtë në një karrige plazhi, duke përçuar qetësi dhe intimitet.
Në përshkrimin e fotos, Woods shkruan:
“Dashuria është në ajër dhe jeta është më e bukur me ty pranë! Presim me padurim udhëtimin tonë të përbashkët në jetë. Për momentin, do të vlerësonim pak privatësi nga ata që janë afër zemrës sonë.”
Kjo është lidhja e parë e konfirmuar publikisht për 49-vjeçarin pas ndarjes nga Erica Herman. Ndërkohë, lidhja me një personazh kaq të lidhur me ish-familjen presidenciale amerikane ka ndezur interes të madh në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Lajmi është kthyer në një nga më të klikuarit në botën e showbizit, duke e rikthyer Tiger Woods në qendër të vëmendjes jo vetëm për performancën e tij sportive, por edhe për jetën private.