Ish-prokurori/ Veliaj përballet me akuza të rënda për korrupsion dhe pastrim parash, rrezikon deri në 15 vite burg

0

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke deklaruar se akuzat ndaj tij janë ndër më të rëndat në Kodin Penal.

“Veprat penale janë shumë të rënda,” theksoi Beci, duke përmendur konkretisht:

  • Korrupsionin aktiv dhe pasiv, i cili dënohet nga 4 deri në 12 vite burg
  • Pastrimin e produkteve të veprës penale, që parashikon dënim nga 7 deri në 15 vite burg
  • Mosdeklarimi i pasurisë, të cilën Beci e konsideron si veprën më të lehtë në këtë dosje.

Ai shtoi se prokuroria është në zotërim të të dhënave nga Nesti Angoni dhe burime të tjera, çka e bën çështjen mjaft të rënduar për kryebashkiakun aktual të Tiranës.

“Ky është rasti i parë që një zyrtar i rëndësishëm në detyrë arrestohet, dhe SPAK është në terrenin e vet ligjor, duke treguar që po i shkon deri në fund hetimit të korrupsionit të nivelit të lartë,” u shpreh Beci.

Sipas tij, rëndësi në vijim do të ketë edhe vlerësimi i rolit dhe pozicionit të Veliajt në shtet, ndikimi i tij në provat dhe bashkëpunimi me drejtësinë. Prokuroria, tha ai, po ndjek një dosje të strukturuar dhe procesi pritet të vijojë me intensitet.

Artikulli i mëparshëmShqipëria e pandalshme ndaj Andorrës, spektakël në “Arena Kombëtare”
Artikulli i radhësArdit Bido sfidon Edi Ramën: Kandidati i PDIU nën logon e PS përdor TikTok për fushatë elektorale