Plagosje me sende të forta në Kamëz, në kërkim dy kushërinjt Marjo dhe Ersjon Boja

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një 38-vjeçar është plagosur me sende të forta pas një konflikti të çastit. Policia ka shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar, të identifikuar si Marjo Boja (26 vjeç) dhe Ersjon Boja (30 vjeç), të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, ku dy të dyshuarit dyshohet se i kanë prerë rrugën me automjet shtetasit Redi Vata, 38 vjeç, dhe e kanë sulmuar me sende të forta, duke i shkaktuar plagë.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.

Policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e autorëve, për gjetjen e automjetit të përdorur dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kjo ngjarje vjen në një klimë të tensionuar në periferitë e Tiranës, ku rastet e dhunës fizike për motive të dobëta po shtohen ndjeshëm, duke ngritur alarmin për përshkallëzimin e kriminalitetit në zonat urbane.

Artikulli i mëparshëmShpërthim me lëndë plasëse në Tiranë – objektiv një lokal në rrugën “Ramazan Gaxherri”
Artikulli i radhësAplikacioni ‘Sinjal’ zbulon planet ushtarake amerikane: Rrjedhja që tronditi Uashingtonin