Goditet kontrabandë me mallra 50 mijë euro në Durrës: Arrestohen dy persona

0

Një tjetër rast kontrabande është zbuluar në Portin e Durrësit, ku policia kufitare ka sekuestruar mallra të dyshuara të futur në mënyrë të paligjshme, me vlerë të përafërt 50 mijë euro. Dy persona janë arrestuar në flagrancë për këtë ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit “Duo”, Policia Kufitare kaloi në kontroll të dytë një autobus që vinte në Shqipëri dhe drejtohej nga shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjetjet në autobus përfshijnë:

  • Veshje dhe pajisje të ndryshme
  • Produkte ushqimore
  • Kozmetikë
  • Pije alkoolike

Të gjitha këto ishin pa fatura blerjeje dhe dyshohen të jenë kontrabandë.

Policia ka sekuestruar mallrat, autobusin, celularët dhe pasaportat e personave të arrestuar. Ata do të hetohen për veprat penale:

  • “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”
  • “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të kontrabandës dhe origjinën e mallrave të sekuestruara.

Artikulli i mëparshëmVetëm 37% e qytetarëve besojnë se SPAK është i pavarur – Besimi te drejtësia e re në rënie
Artikulli i radhësMilani zgjedh Paraticin, largohet mundësia për Igli Taren