Berisha akuzon Edi Ramën dhe Vilma Nushin për grabitjen e pronave publike në jug

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si drejtuesin e një skeme për grabitjen e pronave publike në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama po përpiqet të përfitojë nga një zonë me vlerë të jashtëzakonshme dhe se pas projektit fshihen emra të lidhur me pushtetin, përfshirë sipërmarrësen Vilma Nushi.

“Edi Rama tentoi të grabisë një pronë publike. Ky është një vend fantastik. Natyrisht që mburoja e tij është SKAP-i i partisë. Janë ndërtuar fshatra turistikë që nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Ka dorë edhe Vilma Nushi, që për të nuk e di çfarë të thuash,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, ndërtimet turistike në jug nuk po zhvillojnë ekonominë, por po i shërbejnë interesave klienteliste të një grushti njerëzish pranë pushtetit. Ai shtoi se sistemi i drejtësisë është i kapur dhe se SPAK nuk është veçse një mburojë për aferat qeveritare.

Berisha akuzoi gjithashtu mediat kryesore për censurë ndaj opozitës dhe favorizim të qeverisë. “Mediat shpesh më censurojnë dhe japin thithëlopat e bretkosat që përdor kryeministri,” tha ai me ironi.

Deklaratat e Berishës vijnë në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ku PD ka intensifikuar tonin kundër qeverisë, duke e akuzuar Ramën për autoritarizëm, klientelizëm dhe abuzim me fondet publike.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga qeveria, mbetet për t’u parë nëse këto akuza do të ndiqen nga veprime institucionale ose do të mbeten vetëm në sferën e debatit politik.

Artikulli i mëparshëmBE ndryshon rregullat e hyrjes së mallrave nga 1 prilli: Eksportuesit shqiptarë duhet të përshtaten me sistemin e ri ICS2
Artikulli i radhësGjykata vendos për fatin e Mario Përlleshajt, 14-vjeçarit që vrau Martin Canin: A do të kalojë çështja për gjykim?