SKANDAL/Koço Kokëdhima procedohet penalisht pas kërcënoi arbitrin në ndeshjen Apolonia–Gramshi

0

Ish-deputeti dhe presidenti i ekipit të futbollit për femra “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima, është përfshirë në një incident të rëndë gjatë një ndeshjeje zyrtare në Fier, duke shkaktuar ndërprerjen e momentit sportiv dhe nisjen e një hetimi penal ndaj tij.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “Loni Papuçiu”, gjatë ndeshjes FK Apolonia–FK Gramshi, ku Kokëdhima, i njohur për temperamentin impulsiv, ka hyrë në fushë dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, D. M. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, ndaj tij është nisur procedim penal për veprën “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, në bazë të referimit të materialeve nga Komisariati i Fierit në Prokurori.

Policia konfirmon:

“Shtetasi K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i FK Apolonia për femra, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme gjatë ndeshjes dhe ka ushtruar dhunë ndaj arbitrit, duke cenuar rendin dhe qetësinë në aktivitetin sportiv.”

Ky veprim i Kokëdhimës është dënuar gjerësisht nga opinioni publik sportiv, ndërsa komuniteti i arbitrave ka kërkuar ndëshkime shembullore për të shmangur precedentë të rrezikshëm në arenat sportive shqiptare.

Ky rast ngre pikëpyetje mbi standardin e sjelljes që pritet nga figurat publike dhe drejtuesit e klubeve sportive, veçanërisht në ndeshje ku pjesëmarrin edhe të rinj apo fëmijë. Ngjarja pritet të ndiqet me interes në vijim nga drejtësia.

Artikulli i mëparshëmArrestohet i riu në Tiranë: Mbajti pa dëshirë 15-vjeçaren dhe dyshohet për ngacmim seksual
Artikulli i radhësSamiti i Parisit për Ukrainën: Evropa refuzon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë