Fitër Bajrami në Tiranë, falja në Sheshin “Skënderbej” më 30 mars

0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se ceremonia e faljes së Fitër Bajramit do të zhvillohet të dielën, më 30 mars 2025, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Besimtarët janë të ftuar të mblidhen që në orën 06:45, ku do të nisë leximi i Kuranit dhe ligjërata, ndërsa falja e Bajramit do të kryhet në orën 07:30.

Pas faljes, Komuniteti Mysliman do të hapë dyert për pritje tradicionale në selinë e tij nga ora 09:00 deri në 12:00.
Në njoftim, KMSH shpreh urimin:
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Fitër Bajramin!”

Fitër Bajrami, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, është një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Ky muaj i reflektimit dhe përkushtimit përfundon me faljen e Bajramit dhe me vizita familjare, lutje dhe ndarje të ushqimit me të afërmit.

Agjërimi, si një prej pesë shtyllave të Islamit, e bën këtë periudhë një kohë të veçantë për vetëpastrim shpirtëror, durim, mirënjohje dhe afrim me Zotin.



Artikulli i mëparshëmRama shtron iftar për besimtarët myslimanë: “Në një ditë si kjo, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë”
Artikulli i radhësPD akuzon Ramën për blerje të pajisjes së përgjimit DPI: “Shqiptarët po përgohen në fshehtësi”