
AMSTERDAM – Një akt trimërie që tronditi botën! Një turist britanik, pa asnjë mbrojtje, u përball me një sulmues të armatosur me thika që po derdhte gjak në qendër të qytetit. Pesë persona mbetën të plagosur, ndërsa sulmuesi u ndalua vetëm falë guximit të jashtëzakonshëm të një të riu që u hodh mbi të dhe e rrëzoi në tokë.
“Një hero i vërtetë!” – e përshkruan policia holandeze burrin që ndaloi masakrën, ndërsa pamjet dramatike u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi në Sheshin Dam, ku sulmuesi, i armatosur me disa thika, goditi kalimtarët në mënyrë të rastësishme. Një dëshmitar tregoi skenën tronditëse:
“Pashë një vajzë me një thikë 10 cm të futur në shpinë.”
Sulmuesi tentoi të largohej, por britaniku guximtar i zuri rrugën. E rrëzoi, e mbajti të shtrirë dhe nuk e lëshoi derisa mbërriti policia.
Autoritetet konfirmuan se autori nuk është shtetas holandez dhe se motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Ai ndodhet nën arrest në spital, me plagë në këmbë.
Rrjetet sociale shpërthyen me lavde:
“Ky njeri meriton medalje!”
“Një hero në kuptimin e plotë të fjalës!”
“Ai shpëtoi jetë me duart e tij!”
Bota i thotë faleminderit një njeriu të zakonshëm që bëri një akt jashtëzakonisht të pazakontë.