
“Askush nuk po na kërcënon, por Brukseli po përgatitet për gjakderdhje!” – Viktor Orbán trondit me deklaratën që po përhap panik në të gjithë kontinentin.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ngriti alarmin me një deklaratë të paprecedentë: Brukseli po përgatitet për luftë! Ai i hodhi benzinë zjarrit duke paralajmëruar se megjithëse nuk ka kërcënim të menjëhershëm, masat e marra nga BE janë tipike për përgatitjet drejt një konflikti të armatosur.
“Kush përgatitet për luftë, zakonisht e bën për ta nisur atë,” u shpreh Orbán, duke shigjetuar drejtpërdrejt Komisionin Europian dhe paralajmëruar se Hungaria do të qëndrojë larg çdo lufte!
Këto deklarata vijnë pak pasi BE u kërkoi qytetarëve të përgatiten për një emergjencë 72-orëshe – një paralajmërim që për shumëkënd ngjan me skenarë apokaliptikë.
Por kërcënimi nuk vjen vetëm nga brenda Europës. Orbán u shpreh i shqetësuar për planet e Donald Trump për vendosjen e 25% taksë mbi makinat europiane, që mund të shkaktojë një përplasje tregtare shkatërrimtare, sidomos për Gjermaninë.
OPINIONI PUBLIK PO LËKUNDET!
Ndërkohë, opozita hungareze ka nisur një referendum paralel, ku qytetarët pyeten për të ardhmen e vendit: qëndrimi në BE dhe NATO, kufizimi i mandateve të kryeministrit dhe a duhet Ukraina të bëhet pjesë e BE?
Orbán këmbëngul: “Nuk do mbështes asnjë vendim mbi Ukrainën para se populli hungarez të flasë!” Ai e akuzon Zelenskyn për ton armiqësor dhe sjellje të papranueshme, duke e krahasuar Ukrainën me një shtet që sillet si anëtar i BE-së pa qenë i tillë.
“Europa duhet të mbështesë paqen, jo luftën! Mjaft më me viktima dhe barrë ekonomike për familjet tona!” – përfundoi ai.
Deklaratat e tij tronditëse kanë ndezur alarmin në Bruksel dhe kanë shkaktuar reagime të forta nga liderët europianë. A po i afrohet Europa një përplasjeje të pashmangshme?