Makina zyrtare e Putinit shpërthen në Moskë! Flakë dhe panik pranë selisë së FSB-së

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Moskë, ku një nga limuzinat zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin, “Aurus Senat”, ka shpërthyer në flakë vetëm disa metra larg selisë së shërbimit sekret FSB në zonën Lubyanka.

Sipas mediave britanike, përfshirë tabloidin The Sun, automjeti luksoz prej 330 mijë eurosh shpërtheu papritur dhe u përfshi nga flakët në pjesën e përparme, përpara se zjarri të përhapej në të gjithë mjetin. Pamje dramatike tregojnë tym të zi që ngrihet nga kapaku i motorit, ndërsa kalimtarët dhe punonjës nga baret aty pranë vrapojnë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, përpara mbërritjes së zjarrfikësve.

Asnjë person nuk është raportuar i lënduar, dhe ende nuk ka asnjë sqarim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit. Makina besohet të jetë pjesë e flotës së administratës presidenciale, por nuk është bërë e ditur kush ndodhej në automjet në momentin e incidentit.

Ngjarja vjen në një moment të tensionuar për Putinin, i cili sipas burimeve të sigurisë vuan nga frika e atentateve, deri në atë pikë sa ka urdhëruar kontroll të kanalizimeve pranë vendqëndrimeve të tij dhe heqjen e fishekëve nga armët e gardës ceremoniale.

Në një tjetër detaj alarmues, ish-truproja e Putinit ka deklaruar më herët se presidenti rus ka humbur besimin tek ekipi i tij i sigurisë, duke i detyruar truprojat të përdorin lavatriçen e tij personale për të shmangur sabotimet.

Kjo nuk është hera e parë që Putini përballet me shqetësime serioze për sigurinë personale, por shpërthimi i një makine zyrtare pranë FSB-së e ngre alarmit në një nivel të ri.

Situata po shikohet me vëmendje nga mediat ndërkombëtare, ndërsa spekulimet për një tentativë të mundshme për atentat ndaj liderit rus sa vijnë e shtohen.


Artikulli i mëparshëmSkandali i salmonelës/ Produktet e pulës së kompanisë Dimal dhe AMG FOOD rezultojnë me bakterin vdekjeprurës
Artikulli i radhësArdit Bido kapet në shkelje të ligjit: PD kërkon përjashtimin e kandidatit të PS-së