
Jose Murinjo ka shpërthyer në një prej skenave më të komentuara të futbollit turk, pasi Fenerbahçe u eliminua nga Kupa me rezultat 1-2 ndaj Gallatasaraj. Në fund të takimit, trajneri portugez humbi kontrollin dhe sulmoi fizikisht trajnerin kundërshtar, Okan Buruk, duke e rrëzuar në tokë në prani të lojtarëve dhe kamerave.
Pamjet dramatike të incidentit janë bërë virale në rrjet, duke shkaktuar reagime të forta nga tifozët, analistët sportivë dhe federata turke. Murinjo, i njohur për temperamentin e tij të zjarrtë, përballet tashmë me hetim disiplinor nga autoritetet sportive.
Rivaliteti Fenerbahçe – Gallatasaraj, një ndër më të nxehtët në Evropë, ka marrë një kthesë të rrezikshme. Të dyja skuadrat po luftojnë për titullin kampion, dhe tensionet në fushë janë reflektuar edhe jashtë saj.
Ky incident ndodh në një moment kritik për Fenerbahçen, që tashmë jo vetëm humbet mundësinë për trofeun, por përballet edhe me një skandal publik të rëndë që mund të ndikojë negativisht në garën për titullin.