
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ndodhet në një situatë kritike pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Mediat spanjolle, veçanërisht “Marca”, raportojnë se presidenti Florentino Perez ka vendosur një ultimatum të heshtur ndaj teknikut italian: nëse nuk arrin të kualifikohet, duhet të bëjë gati valixhet.
Real Madridi u duk i shthurur dhe pa motivim gjatë ndeshjes në Londër, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi strategjinë dhe motivimin e skuadrës. Përballja e kthimit në “Santiago Bernabeu” do të jetë vendimtare jo vetëm për sezonin, por ndoshta edhe për të ardhmen e Ancelottit në krye të “Los Blancos”.
Emri i vetëm në listë si pasues i tij është Xabi Alonso, ish-mesfushori i Real Madridit dhe trajneri aktual i Bayer Leverkusen, i cili po shkëlqen në Bundesliga.
Nëse Ancelotti nuk arrin të kalojë Arsenalin, Perez pritet të veprojë pa mëshirë, duke mbyllur një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit mbretëror.