PD Çel Zyrtarisht Fushatën Elektorale: Berisha Sulmon Ramën, LaCivita Premton Fitore

0

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale në një miting madhështor në sheshin “Nënë Tereza”, duke ndjekur modelin e fushatës së Donald Trump. Në skenë ishte edhe strategu i famshëm Chris LaCivita, i cili deklaroi se socialistët do të dështojnë edhe në Shqipëri, ashtu si dështuan në SHBA me Trump.

“Ta bëjmë Shqipërinë madhështore sërish”, ishte slogani i përdorur nga LaCivita, i cili i ftoi shqiptarët të votojnë për Sali Berishën, për të dhënë shpresë dhe për të përmbysur 12 vite dështim të qeverisjes socialiste.

“Në 2024 socialistët donin të fusnin në burg Trumpin. Dështuan. Në 2025, në Shqipëri, duan të fusin opozitën në burg. Edhe këtu do të dështojnë. Votoni për Dr. Berishën!”, tha LaCivita ndër të tjera në fjalimin e tij të zjarrtë.

Berisha: Rama Ka Frikë nga Transparenca

Pas LaCivitës, fjalën e mori vetë Sali Berisha, i cili u shfaq i përlotur, teksa deklaroi se kjo betejë është për Shqipërinë madhështore dhe për rikthimin e shpresës.

“Rama është i tmerruar nga e vërteta dhe transparenca. Ka dy muaj i ngujuar në zyrë, i frikësuar si Don Kishoti përballë mullinjve të erës,” deklaroi Berisha.

Në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, Berisha e akuzoi Ramën për 12 vite vjedhje, krim, drogë dhe shpopullim të vendit, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është partia e pluralizmit dhe e integrimit europian.

Përplasja për Moshën: “Vitet e mia janë bio”

Ish-kryeministri nuk la pa ironizuar komentet e Ramës për moshën e tij, duke u përgjigjur me ton sfidues:

“Vitet e mia janë të gjitha bio. Ti më ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit!”, tha Berisha mes duartrokitjeve.

Fjalimi përmbyllës i Berishës theksoi një mesazh të fortë për riorganizimin e opozitës, për të përmbysur regjimin që ai e quan “narko-qeveri”, dhe për të ringritur Shqipërinë si një vend të lirë, të drejtë dhe europian.


Fushata e PD ka nisur me tone të forta anti-qeveritare dhe anti-korrupsion, me Berishën dhe LaCivitën që kërkojnë të sjellin energjinë e një fushate popullore, duke e kthyer këtë garë në një referendum politik mes dy botëve: Shqipërisë së shpresës dhe Shqipërisë së dështimit.

Artikulli i mëparshëmBerisha Denoncon: Safet Bajri Drejton Realisht Burgun e Reçit, U Transferua Me Urdhër të Ulsi Manjës
Artikulli i radhësBerisha: Jam Politikani Më i Pastër – Rama Është Sëmundja e Shqipërisë