
Një valë skandalesh ushqimore po trondit sigurinë kombëtare, ndërsa ministrja e Bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i AKU-së Olsi Komici vijojnë të heshtin përballë alarmit publik. Nga pulat me salmonelë, te qumështi me aflatoksinë dhe më pas sheqeri palmës i kontaminuar me dioksid squfuri, qytetarët po ushqehen me helm ndërsa institucionet bëjnë propagandë.
Lexo edhe:
Skandali Ushqimor i Rradhës Në Shqipëri: Sheqer Palmë I Kontaminuar Me Dioksid Squfuri
Qumështi Me Aflatoksinë: Skandali Që U Mbulua Me Heshtje
Në vitin 2023 dhe 2024, analiza laboratorike të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj zbuluan përmbajtje të lartë aflatoksine në qumështin e tregtuar gjerësisht në vend. Ky substancë kancerogjene përbën rrezik serioz për fëmijët, por AKU nuk ndërmori asnjë masë ndëshkuese, ndërsa Anila Denaj e kaloi në heshtje si një “problem i trajtuar”.
Lexo edhe:
Atentati Në Tiranë – Zbardhet Dëshmia E Badigardit: “S’Kam Konflikte, Nuk Dallova Asgjë Të Dyshimtë”
Pulat Me Salmonelë: Afera E Pakontrolluar Me Produktet E Konsumit
Në muajin mars 2025, AKU pranoi zyrtarisht se në disa supermarkete janë gjetur mishra pule me prezencë salmonele. Çfarë ndodhi më pas? Asnjë ndëshkim për kompanitë, asnjë ndëshkim për zyrtarë dhe asnjë sqarim nga Olsi Komici, drejtori i AKU-së kandiat për deputet, i cili duhej të garantonte sigurinë ushqimore e jo të luante rolin e zëdhënësit të industrisë së importit.
Sheqer Palme Me Dioksid Squfuri: Rrezik I Ri I Futur Pa Kontroll
Më 10 prill 2025, përmes sistemit evropian RASFF, u zbulua se në tregun shqiptar është shitur sheqer palmë me përmbajtje të lartë dioksidi squfuri, një alergjen i rrezikshëm. AKU pranoi se 24 kg produkt janë shitur, por nuk dha emrin e kompanisë që e importoi. Pse ky informacion fshihet nga qytetarët?
Qeveri Me Duar Të Lidhura Me Oligarkinë Ushqimore
Të gjitha këto skandale ndodhin nën sytë e Anila Denajt, që e sheh ministrinë si një zyrë protokolli, ndërsa drejtori i AKU-së Olsi Komici vazhdon të sillet si garant i importuesve dhe jo i shëndetit publik. Shqipëria po bëhet një laborator helmimesh të heshtura, ndërkohë që ministra dhe drejtorë bëjnë fushata në rrjetet sociale për gjoja reforma.
Lexo edhe:
BIRN: Balluku I Përdor Faqet E Institucioneve Si ‘Mur’ Për Posterat E Fushatës
Kush është përgjegjës për sigurinë ushqimore në Shqipëri?
Ministria e Bujqësisë dhe AKU janë institucionet përgjegjëse për kontrollet, ndalimin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Pse nuk jepen emrat e kompanive që sjellin produktet e rrezikshme?
Ka dyshime të forta për lidhje të ngushta mes importuesve të mëdhenj dhe drejtuesve të institucioneve.
A është ky një problem i ri?
Jo. Skandalet ushqimore në Shqipëri janë të përsëritura dhe të pandëshkuara, duke sjellë mosbesim total ndaj sistemit të kontrollit ushqimor.