
Kryeministri Edi Rama, në një takim elektoral me gratë socialiste në Kamëz, u përpoq të motivojë elektoratin e PS për zgjedhjet e 11 majit me një retorikë fyese ndaj burrave shqiptarë, duke i quajtur “çyrykë që pijnë raki dhe bëjnë tifo”, ndërsa i kërkoi grave të “bindin” demokratet për ta votuar.
Lexo edhe:
Edi Rama – Kryeministri Që Kontrollon Narrativën, Por Refuzon Llogaridhënien
Në vend që të paraqiste një program serioz për sfidat e vendit, Rama zgjodhi të ironizojë qytetarët dhe të flasë me metafora fyese për kundërshtarët. Ai deklaroi se gratë duhet të ndihmojnë në “misionin human” për të “hapur sytë e atyre që janë të verbër”, ndërsa demokratët i etiketoi si zgjedhës që “shkojnë në kënetë”.
Në asnjë moment Rama nuk foli për:
- Luftën kundër korrupsionit që ka marrë përmasa alarmante,
- Mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri, ku qindra mijëra të rinj kanë emigruar,
- Krizën ekonomike dhe pabarazinë sociale që është thelluar në mënyrë dramatike gjatë tre mandateve të tij.
Në vend të një vizioni për të ardhmen, kryeministri kërkoi besimin e grave me metoda të konsumuar fushate, ku thelbi nuk ishte as reformat, as premtimet, por tallja me burrat dhe shndërrimi i votës në lojë partiake.
Në këtë klimë zgjedhore të tensionuar, ku vendi ka nevojë për vizion, ekonomi dhe drejtësi të pavarur, Rama vazhdon të kërkojë mandatin e katërt pa ofruar asnjë përgjigje për sfidat madhore që përballen shqiptarët çdo ditë.