Kush e voton Krye-Çyrykun Edi Rama, turpëron brezat që ikën dhe ata që do të vijnë

0
Edi Rama

Aktualitet | Opinion

Nuk është më thjesht një debat politik. Është kthyer në një provë morali kombëtar. Kur një kryeministër, i cili ka vite që i thërret vetes artist, intelektual, burrë shteti dhe ambasador europian i Shqipërisë, fillon të flasë për bishta, kafshë dhe fotot e veta nudo para fëmijëve, nuk është më faji i tij. Është faji ynë. Faji i çdo qytetari që e voton, e duartroket dhe i thotë “bravo” ndërsa fyen, përçmon dhe rrëzon çdo vlerë që kanë ngritur brezat para nesh.

Lexo edhe:

Edi Rama – Kryeministri Që Kontrollon Narrativën, Por Refuzon Llogaridhënien

Në vend të platformave qeverisëse, jep dokrra në plazh. Në vend të projekteve, jep metafora kafshësh. Dhe në vend të përgjegjësisë, bën tallava politike me të miturit.

Sepse kur një burrë që kërkon të jetë lider i një kombi e quan popullin e vet “çyrykë”, “gjysmakë”, dhe flet për “bishta që rriten kur gratë ikin”, nuk ka më vend për debat. Ka vend vetëm për turp. Dhe për një heshtje të thellë përballë pasqyrës së ndërgjegjes kombëtare.

Turp për atë që e sheh dhe hesht. Turp për atë që e dëgjon dhe e shpërndan. Por mbi të gjitha, turp për atë që e voton.

Sepse kur një lider zbret nga tribuna e shtetit dhe zhytet në rërën e vulgaritetit, është e drejtë të pyesim: a është ky modeli që duam të trashëgojmë te fëmijët tanë? A është ky njeriu që përfaqëson sakrificat e gjyshërve tanë, që luftuan për dinjitet dhe për një shtet me dinjitet?

Në Shqipërinë e të ardhmes, nuk do jenë bishtat që do na ndjekin nga pas, por fjalët, votat dhe zgjedhjet tona. Dhe historia ka një zakon të keq: nuk fal. Ajo i shkruan me emër dhe mbiemër ata që heshtën, duartrokitën dhe votuan kur dinjiteti kombëtar po përdhosej.

Kush voton krye-çyrykun, voton vetëposhtërimin. Dhe këtë nuk e lan dot as sapuni, as propaganda, as grimi i rremë i fushatës. As historia. Dhe as fëmijët tanë.

Turpi, kësaj here, është kolektiv. Por vota është personale. Vendosni me mendje, jo me bisht.

Artikulli i mëparshëmGjykata E Beratit Shpall Moskompetencë Për Çështjen E Kreut Të AMP – Çështja Kalon Në Tiranë
Artikulli i radhësArrestimet Në Policinë Rrugore Zbulojnë Një Grup Të Strukturuar Kriminal Brenda Uniformave Blu