Berisha: Rama është futur në rreth të kuq, dosja McGonigal e ndjek si fantazmë

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Laç, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit “është futur në rreth të kuq” dhe se “po numëron ditët” për shkak të lidhjeve të pretenduara me krimin dhe aferës McGonigal.

“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin,” deklaroi Berisha përballë qytetarëve.

Ai u ndal veçanërisht te dosja McGonigal, ku ish-agjenti i FBI-së, sipas Berishës, është korruptuar nga Rama me një shumë prej 250 mijë euro për të sulmuar opozitën shqiptare:
“Ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai.”

Berisha shtoi se kauza opozitare ka triumfuar në Valencia, ku u miratua rezoluta që sipas tij ka damkosur publikisht lidhjet e Ramës me krimin dhe patronazhistët.

Në Valencia triumfoi liria, mori goditje Edi Rama dhe bandat e tij. Dosja McGonigal e ndjek kudo si fantazmë.

Ky reagim i Berishës vjen në një moment kritik për fushatën, ku tensionet mes PS-së dhe opozitës po ashpërsohen në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Artikulli i mëparshëmPAMJET/ Si ka ndryshuar Florenc Çapja, nga Dubai në qeli në Shqipëri
Artikulli i radhësPas 12 vitesh në pushtet Rama tallet me dibranët – “Pas 5 vitesh, Dibra do të jetë Zvicra e Shqipërisë”