Sherr Në Dasmë Në Kosovë – Dhunohet Këngëtari Shpat Kasapi

0

Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku mes të sulmuarve ka qenë edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi.

Sipas raportimeve nga portali kosovar Sinjali, dy vëllezërit, përkatësisht rreth 40 dhe 47 vjeç, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36 vjeç) dhe Blerim Kicaj (29 vjeç). Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

Policia ka shoqëruar në stacion si autorët e dyshuar, ashtu edhe të lënduarit, për marrje në pyetje. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.

Sipas mediave, sherri ka nisur pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, ka mbërritur dy orë me vonesë dhe në gjendje të dehur, duke shkaktuar pakënaqësi tek dhëndri dhe disa të ftuar, gjë që ka degjeneruar në përplasje fizike.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e publikut në Kosovë dhe Shqipëri, si për përfshirjen e një emri të njohur të skenës muzikore, ashtu edhe për përmasat që mori një mbrëmje festive e kthyer në konflikt.

Artikulli i mëparshëmSafeJournalists: Bllokimi I News24 Është Ndërhyrje Alarmante Që Kërkon Veprim Urgjent
Artikulli i radhësBanka E Shqipërisë Tërheq Mbi Gjysmë Miliard Euro Nga Tregu, Por Euro Vijon Rënien Në Nivele Rekord