Gazën e përpijnë flakët! Izraeli nis pushtimin, mijëra palestinezë ikin me vrap nga qyteti i terrorit

0

Izraeli ka hedhur hapin që pritej me frikë: tanket dhe trupat e tij kanë hyrë në qytetin e Gazës, duke ndezur skenat më dramatike të luftës! Mijëra palestinezë, të dëshpëruar dhe të uritur, po braktisin shtëpitë e tyre nën shi bombash dhe breshëri artilerie.

“Forcat tona tashmë kontrollojnë periferitë”, tha me krenari zëdhënësi i IDF-së, gjeneral Effie Defrin, ndërsa Benjamin Netanyahu urdhëroi një përshpejtim brutal të ofensivës. Dhe ndërsa qyteti përjeton ditët më të errëta, Tel Avivi shpërndan 60 mijë letra rekrutimi të reja, për të futur edhe më shumë ushtarë në zjarrin e Gazës.

Në terren, pamjet janë tronditëse: gra, fëmijë dhe të moshuar ecin të zbathur mes rrënojave, pa ushqim e pa strehë. Çdo rrugë është kthyer në një tunel paniku, çdo hap i shoqëruar nga krisma bombash.

Ndërkohë, Hamasi, përmes ndërmjetësve të Egjiptit dhe Katarit, ka ofruar një marrëveshje: lirimin e 10 pengjeve dhe një armëpushim 60-ditor. Por Izraeli nuk e ka kthyer ende përgjigjen, duke treguar se është i vendosur ta pushtojë të gjithë Rripin e Gazës, pa lënë hapësirë për kompromis.

Bota shpërthen në zemërim: OKB paralajmëron për një “katastrofë njerëzore”, Jordania flet për “masakra dhe uri”, Macron e quan ofensivën “recetë për një luftë të përhershme”, ndërsa Gjermania thotë hapur se nuk kupton më se çfarë synon Izraeli.

Por pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, pushtimi ecën përpara. Gaza, me mbi një milion banorë, po përballet me skenarin më të zi: një qytet i tërë që shndërrohet në fushëbetejë!


Artikulli i mëparshëmPlagosi me armë 28-vjeçarin në Hamallaj pas sherrit për vendin e parkimit, arrestohet autori
Artikulli i radhës“Benz”-i përplaset me makinat e parkuara në Durrës, shoferi humbi kontrollin e mjetit