Veliaj Ankohet Se Nuk I Japin Dosjet Hetimore

0

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë dalë me një deklaratë publike ku denoncojnë refuzimin e SPAK për t’i vënë në dispozicion klientit të tyre një kopje fizike të dosjes hetimore që lidhet me akuzat ndaj tij.

Sipas tyre, Veliaj ka kërkuar prej kohësh dokumentet në format të shtypur për të pasur mundësinë të përgatitet për mbrojtjen ligjore, por deri tani është furnizuar vetëm me një USB, e cila në kushtet e izolimit të tij është praktikisht e papërdorshme.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin ‘në fillim arresto, pastaj heto’. Erion Veliaj nuk ka mundësi të aksesojë aktet, ndërkohë që është e drejta e tij kushtetuese të përgatitet për një mbrojtje efektive,” – theksojnë avokatët.

Ata nënvizojnë se:

  • Veliaj ka kërkuar një kopje fizike të dosjes, duke iu referuar nenit 31 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë.
  • SPAK vijon të refuzojë edhe takimet me avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut, të cilët po përgatisin ankimimin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
  • Situata po e pengon atë jo vetëm në ushtrimin e të drejtave ligjore, por edhe në ushtrimin e detyrës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur tre herë radhazi nga qytetarët.

Avokatët paralajmërojnë se praktika e SPAK po cenon jo vetëm të drejtat individuale të Veliajt, por edhe standardet e procesit të rregullt ligjor në Shqipëri, duke shtuar se mungesa e aksesit në dosje përbën një precedent të rrezikshëm për çdo të paraburgosur në vend.


Artikulli i mëparshëmArrestohet Ish-Kryeinspektori I IMT: Resorti “Saint Michelle Residence” Në Durrës, I Ndërtuar Pa Leje