Zbulohen Bisedat Që Fundosën Ish-Drejtorin E SHISH

0

Një hetim për lojërat e fatit në Berat ka çuar në zbulime tronditëse për një ish-zyrtar të shërbimit sekret shqiptar. Ish-drejtori i SHISH, Aleksandër Shulla, është vënë nën akuzë pasi në një USB të sekuestruar gjatë kontrollit ndaj të birit, u gjetën të dhëna të klasifikuara dhe materiale sensitive të mbledhura në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas dosjes hetimore, USB-ja përmbante të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008, si dhe informacione të kategorizuara për policinë kriminale dhe departamentin e hetimit kundër krimeve të rënda.

Bisedat që e fundosën familjen Shulla

Hetimi ka zbardhur edhe biseda komprometuese mes djalit të ish-drejtorit, Pandeli Shulla, dhe një personi tjetër të përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit. Në një nga komunikimet, Pandeli thotë:

“Ka lëvizje nga bixhozi.”
Shokut i përgjigjet: “Për bixhozin shqiptarët.”
Ndërsa Pandeli i kthen: “Bixhoz dhe drogë.”

Në një bisedë tjetër, ai thekson:

“Punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren.”

Bashkëbiseduesi i thotë: “Prandaj mban lokal me lojëra fati ti.”
Ndërsa Pandeli Shulla ia kthen me cinizëm:

“Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes.”

Akuzat penale

Aleksandër Shulla akuzohet për mbajtje pa leje të municioneve luftarake dhe posedim të dhënash të klasifikuara.
Ndërkohë, djali i tij, Pandeli Shulla, do të përballet me akuza për organizim dhe ushtrim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Ky rast ka ngritur alarmin mbi rrjedhjen e informacionit sekret nga strukturat e sigurisë dhe lidhjet e dyshimta mes ish-zyrtarëve të lartë dhe aktiviteteve të paligjshme.


Artikulli i mëparshëmPresidenti Izraelit Në Vatikan: Takim Me Papa Leonin XIV Mes Krizës Në Lindjen E Mesme