Kultivuesit nën akuzë: Pesticidet në eksportet shqiptare, një sjellje sistematike që kërkon ndëshkim ekstrem

0

8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë.

Kjo sasi e madhe speci i kuq djegës është ndaluar pasi ka rezultuar me tre preparate bujqësore të ndaluara, dhe mësohet se do të asgjësohet në Kroaci.

Ky nuk është një rast i izoluar. Vetëm një muaj më parë, perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë u bllokuan për të njëjtat arsye, duke e kthyer këtë fenomen në një sjellje sistematike të kultivuesve shqiptarë, që rrezikon imazhin e vendit në tregjet ndërkombëtare dhe ekonominë bujqësore.

Ekspertët theksojnë se përsëritja e këtyre rasteve nuk mund të konsiderohet më gabim teknik, por një praktikë e qëllimshme, ku fitimi vendoset mbi shëndetin e konsumatorëve dhe rregullat e sigurisë ushqimore.

Në këtë kontekst, kërkohet vendosja e ndëshkimeve ekstreme, deri në heqjen e të drejtës së përdorimit të tokës për kultivuesit që shkelin ligjin. Vetëm masa drastike mund të ndalin një kulturë abuzimi që po kthehet në rrezik kombëtar dhe po e zhyt bujqësinë shqiptare në krizë besueshmërie.

Artikulli i mëparshëmOpozita në Gabim Fatal: Kandidatët Jashtë Politikës i Japin Manastirliut Avantazh në Tiranë