Marta Kos Deklaratë E Fortë: “Zgjedhjet e 11 Majit Ishin të Lira dhe të Ndershme”

0

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka dhënë sot një deklaratë që ka ndezur menjëherë debat politik në vend, teksa u pyet në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.

Kos u shpreh shkurt, por prerë, se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme, duke shtuar se sugjerimet e OSBE/ODIHR për përmirësime janë një proces normal për çdo vend kandidat.

Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për BE-në,” deklaroi ajo.

Qëndrimi i Kos vjen në një moment kur raporti i OSBE/ODIHR ka shkaktuar kundërshti të forta në politikën shqiptare, ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë se zgjedhjet janë manipuluar nëpërmjet presionit administrativ, përdorimit të burimeve publike dhe paracaktimit të tenderëve qindramilionësh.

Deklarata e komisioneres shihet si një linjë e qartë e Brukselit për të mbështetur stabilitetin institucional në vend, ndërkohë që çështja Balluku, pezullimet nga GJKKO dhe tensionet mes qeverisë dhe drejtësisë kanë rritur temperaturën politike.

Megjithëse Kos nuk hyri në detaje, mesazhi saj është lexuar si një sinjal politik për vijimin e rrugës së integrimit dhe fokus tek reformat, pavarësisht krizave të brendshme.

Ndërkohë, reagimet nga opozita pritet të jenë të menjëhershme, pasi deklarata prek një nga pikat më të debatuara të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.


Artikulli i mëparshëmShehaj Akuza të Forta: “Rama i Shpall Luftë SPAK-ut përmes Kushtetueses”
Artikulli i radhësBardhi Sulmon Ashpër Marta Kos: “U Bë Zëdhënëse e Qeverisë së Korruptuar”