GJKKO Pezullon Nga Detyra Numrin Dy Të Policisë Së Tiranës, Erion Ismaili

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur pezullimin nga detyra të zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Vendimi është marrë në kuadër të një aksioni të ndërmarrë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, i zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi arsyet konkrete që kanë çuar në kërkesën për pezullim.

Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, përfaqësues të BKH-së janë paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku i është komunikuar vendimi zëvendësdrejtorit Ismaili. Pamjet filmike tregojnë momentin kur mjeti i BKH-së largohet nga godina e institucionit, menjëherë pas njoftimit të masës.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime zyrtare lidhur me natyrën e procedimit dhe veprimet e mëtejshme të organeve të drejtësisë.

Artikulli i mëparshëmShteti si tregtar i vogël, komisionet për pagesat me kartë ia ngarkon klientit
Artikulli i radhësCredins Bank nën akuzë për bllokime të paligjshme të llogarive: kur masa tatimore shndërrohet në ndëshkim financiar