Ç’do të ndodhë me Venezuelën pas kapjes së Maduros? Trump: Do të drejtojmë vendin

0

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtojnë” Venezuelën deri në momentin kur të realizohet një tranzicion i sigurt dhe i duhur pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, u shpreh Trump në deklaratën e tij publike.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-të janë të gatshme të ndërmarrin edhe një sulm të dytë, “shumë më të madh”, nëse situata e kërkon një gjë të tillë. Ai theksoi se administrata e tij kishte qenë e përgatitur për një “valë të dytë” sulmesh dhe se kjo ishte konsideruar e nevojshme, por sipas tij, duke parë suksesin e operacionit të mbrëmshëm, kjo mund të mos jetë më e domosdoshme.

“Ne nuk duam të përfshihemi në ndërhyrjen e dikujt tjetër. Situata është e njëjtë me atë që kemi pasur gjatë viteve të fundit. Prandaj, ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, theksoi Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë pas zhvillimeve dramatike të ditëve të fundit.

Artikulli i mëparshëmTrump publikon foton e Maduros të kapur në bordin e një anijeje luftarake
Artikulli i radhësPesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së Maduros