Rënia E Maduros, BE: E Drejta Ndërkombëtare Dhe Karta E OKB-së Duhet Të Respektohen

0

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, , ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë, pas sulmeve të raportuara nga Shtetet e Bashkuara në Karakas dhe rënies së regjimit të Nicolas Maduro.

Në një deklaratë publike, Kallas bëri të ditur se ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Sekretarin amerikan të Shtetit, , duke theksuar se Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër situatën në Venezuelë dhe mbetet i angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka qenë i qartë prej kohësh se nuk gëzon legjitimitet demokratik dhe se qëndrimi i BE-së ka qenë vazhdimisht në favor të një tranzicioni paqësor dhe gjithëpërfshirës në Venezuelë.

“BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor. Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje,” thuhet në reagimin e saj.

Kallas theksoi gjithashtu se një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian në këtë situatë të tensionuar mbetet siguria e qytetarëve evropianë që ndodhen në Venezuelë, duke garantuar se institucionet evropiane po koordinohen ngushtësisht për të vlerësuar çdo rrezik të mundshëm.

Reagimi i BE-së vjen në një moment delikat për Venezuelën dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po përballet me pasojat politike, ligjore dhe diplomatike të zhvillimeve të fundit në vend.

Artikulli i mëparshëmSHBA Zbardh Akuzat Ndaj Maduros: Terrorizëm, Trafik Drogë Dhe Armësh
Artikulli i radhësAnaliza e BBC: Pse Trump sulmoi Venezuelën dhe rrëmbeu Maduron