Trump publikon foton e Maduros të kapur në bordin e një anijeje luftarake

0

Presidenti Donald Trump ka shpërndarë një fotografi që duket se tregon presidentin e Venezuelës, Maduro, në bordin e anijes luftarake USS Iwo Jima. Trump njoftoi se presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij janë “kapur” nga SHBA dhe janë nxjerrë nga Venezuela pas një serie sulmesh ajrore mbi kryeqytetin Karakas.

Të paktën shtatë shpërthime dhe avionë u panë në gjithë kryeqytetin e Venezuelës gjatë orëve të para të së shtunës, pas kërcënimeve të përsëritura nga Trump ndaj udhëheqësit të vendit.

Duke folur për Fox News, Trump lavdëroi ushtrinë e tij dhe tha se i ndoqi ngjarjet teksa zhvilloheshin: “ishte sikur po shikoja një shfaqje televizive”.

Artikulli i mëparshëmNga Noriega te Hussein e deri te Maduro, si i larguan amerikanët presidentët
Artikulli i radhësÇ’do të ndodhë me Venezuelën pas kapjes së Maduros? Trump: Do të drejtojmë vendin