Neymar drejt rikthimit te Brazili? Ancelotti po shqyrton edhe sakrificen e Joao Pedro

0

Pas muajsh pasigurie dhe nje periudhe te gjate jashte kombetares, Neymar po rikthehet ne diskutim per Brazilin. Sipas raportimeve nga Brazili, Carlo Ancelotti nuk e ka mbyllur ende dosjen e sulmuesit dhe po vlereson nese ai duhet te perfshihet ne listen finale per Kupen e Botes 2026, nje levizje qe mund te lere jashte nje emer tjeter nga reparti ofensiv.

Neymar drejt rikthimit te Brazili? Ancelotti po shqyrton edhe sakrificen e Joao Pedro

Nga jashte planeve, serish ne gare

Vetem pak jave me pare, situata e Neymar dukej dukshëm me e veshtire. I penalizuar nga demtimet dhe larg kombetares braziliane qe prej demtimit serioz ndaj Uruguait, ai shihej si nje lojtar jashte fokusit te stafit teknik.

Por panorama duket se ka ndryshuar pas aktivizimit te tij te rregullt me Santos. Pas nente ndeshjeve radhazi si titullar, numri 10 i Brazilit ka rifituar ritmin e lojes dhe kjo, sipas raportimeve, ka detyruar nje rishikim te pozicionit te tij ne projektin e kombetares.

Vendimi i Ancelottit mbetet i hapur

Sipas ESPN Brazil, Ancelotti ende nuk ka marre nje vendim perfundimtar. Neymar konsiderohet aktualisht nje opsion real per listen finale, por trajneri italian, sipas ketij versioni, kerkon te prese deri ne fund per te peshuar disa elemente kyce.

Ne vleresim hyjne gjendja fizike e lojtarit, ndikimi i tij ne aspektin teknik dhe roli qe mund te kete ne grup. Pra, behet fjale per nje dosje ende te hapur dhe jo per nje vendim te marre.

Debat brenda Federates Braziliane

Raportimet flasin edhe per nje diskutim jo te vogel brenda Federates Braziliane te Futbollit. Nje pjese e drejtuesve besohet se Ancelotti ka eksperiencen e duhur per te menaxhuar profilin e Neymar, edhe ne rast se ai nuk hyn si titullar i padiskutueshem.

Nga ana tjeter, sipas mediave braziliane, ekziston shqetesimi se prania e tij ne skuader pa nje status te qarte mund te cenoje ekuilibrat e grupit. Ky mbetet nje nga nyjet kryesore te debatit ne prag te listes zyrtare.

Joao Pedro, emri qe rrezikon nga rikthimi

Ne kete skenar, rikthimi i Neymar nuk do te ishte thjesht simbolik. Mediat braziliane raportojne se ai mund te trondite hierarkine ne repartin ofensiv dhe se Joao Pedro eshte lojtari qe rrezikon me shume te mbetet jashte, nese sulmuesi i Santos perfshihet ne skuader.

Deri tani nuk ka nje konfirmim zyrtar per kete skenar, por sinjali eshte i qarte: rikthimi i Neymar mund te hape vend vetem duke mbyllur deren per dike tjeter.

Vendimi final pritet me shpalljen zyrtare te listes se Brazilit per Kupen e Botes 2026.

Per momentin, sipas raportimeve nga Brazili, Neymar eshte me prane rikthimit sesa ka qene ne muajt e fundit, por fjala e fundit mbetet ende pezull te Ancelotti.

Artikulli i mëparshëmKrerët fetarë në një tryezë për familjen, mes debatit për bashkimet e të njëjtës gjini
Artikulli i radhësKomisariati i Sarandës në pranga/ A do të hetohen lidhjet e korrupsionit me prokuroren Esmeranda Basho dhe grupin e gjobëvënësve?