
David Ramos, Getty Images
Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026 nuk solli spektakël vetëm në fushën e lojës, por edhe në pushimin mes pjesëve, ku për herë të parë në histori u organizua një “Halftime Show” zyrtar.
Për rreth 11 minuta, miliona shikues në mbarë botën ndoqën një performancë të jashtëzakonshme me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore. Në skenën e ngritur në stadium performuan Shakira, Madonna, BTS dhe Justin Bieber, duke e kthyer finalen e Botërorit në një spektakël të ngjashëm me atë të Super Bowl.
Shfaqja artistike u kurua nga Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay, ndërsa në performancë morën pjesë edhe Burna Boy, dirigjenti Gustavo Dudamel, grupi Coldplay dhe një kor nxënësish nga Staten Island në New York.
Organizatorët e FIFA-s e konsideruan këtë një moment historik për futbollin botëror, duke sjellë për herë të parë një spektakël të këtij niveli në pushimin e finales së Kupës së Botës.
Finalja e Botërorit 2026 u shndërrua kështu në një event global që bashkoi futbollin, muzikën dhe argëtimin, duke u ndjekur nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën.
