Një studente që është ëndërron të bëhet “Miss”, ka pranuar se si kishte pasur vështirësi me trupin e saj.
Tori White, 20-vjeçe nga Liverpooli i Anglisë, thotë se në fëmijëri ishte një “vajzë topolake” që i kishte 108 kilogramë.
E pasi hoqi dorë nga shkolla për shkak të bulizmit dhe numrit të madh të nxënësve që talleshin me të për shkak të mbipeshës, Tori vendosi të bëjë diçka për veten – t’i nënshtrohet një regjimi strikte të një diete.
Kështu për katër vite ajo arriti plotë 65 kilogramë t’i heq dhe të ndjenë lumturi në shpirtin e saj, që siç thotë ajo i kishte munguar që nga fëmijëria.
White që tani është studente e fakultetit juridik në Universitetin e Leeds, thotë se i ka 55 kilogramë dhe shpreson që do t’ia arrijë të bëhet “Miss” në Angli një ditë.
“Kam qenë shumë e plotë dhe në shkollë talleshin me mua për shkak të mbipeshës. Gjithmonë jam ndjerë e izoluar ne vete dhe kurrë nuk isha e lumtur. Të gjitha bashkëmoshataret flisnin për simpatitë e tyre dhe për rrobat, kurse unë as që guxoja të mendoja për këto gjëra”, ka deklaruar White.
Ajo sot ka linja të përkryera trupore, madje në fotografitë që i publikon shpesh nëpër rrjete sociale ajo duket vërtetë si një modele. /Telegrafi/