Përkeqësohet situata tek Infektivi, 1 pacient i intubuar në gjendje të rëndë, 4 në terapi intensive

0
Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.

Sipas MSH, janë të shtruar në spital 26 pacient, një prej të cilëve është i intubuar në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerë në terapi intensive.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftimin e MSH.

Artikulli i mëparshëmRama ‘xhelozohet’ nga takimi i Bashës në Durrës: Të rrezikosh shëndetin e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!
Artikulli i radhësMilan synon talentin e Real Madrid: huazimi i pëlqen të gjithë të interesuarve