Zbulohet skandali/ E shtypi skrepi, punëtori që humbi jetën sot ishte minoren

0

Mësohen të tjera detaje nga vdekja e një të riu në Vlorë i cili u pérplas nga një skrep.

Jaup Begotaraj, djali që u shtyp nga skrepi mësohet se ishte minoren.

Sipas policisë dyshohet Begotaraj ka shkuar të takojë shokun (përkatësisht shoferin që e shtypi).

Por mbetet ende e dyshimtë për shkak të rrethanava në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari punonte në njërin nga mjetet që janë gjetur në vendngjarje.

Edhe në momentin që ka ndodhur aksídenti kanë qenë të ndezur të dyja makinat.

Ç’ka shton dyshimet se 17-vjeçari punonte aty.

Pra, për rrjedhojë, ka dyshime që minoreni ka qenë në punë në momentin e aksídentit ndërkohë që diçka e tillë duke marrë në konsideratë moshën e tij, hap një tjetër vend për hetim ndaj pronarëve për të cilët punonte.

Të njëjtat burime konfirmojnë se firma është private, dhe se i mituri po punonte për hapjen e një parkimi privat.

Problemi qëndron se policia thotë që kishte shkuar të takonte shokun, dhe se nuk ishte i punësuar.

Ndërsa në vendngjarje, njerëz që e njihnin thanë për Fax News  që ai punonte aty.

Ndërkohë një tjetër argument bindës është se të dyja mjetet në vendngjarje janë gjetur të ndezur dhe se pranë tyre ishte vetëm trupi i pajetë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar incídentin e réndë.

Incídenti ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar të riun.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, njoftonte Policia por pa dhënë emrin as moshën e të miturit, ndërsa burime nga blutë raportuan më herët se ishte 25-vjeç.

Artikulli i mëparshëmNxirret nga spitali pa dalë analizat, rezulton me Covid-19 sapo kthehet në banesë
Artikulli i radhësReagon KSSH/ “Trupi qëndroi disa minuta në gropë, 17 vjeçari humbi jetën nga mungesa e ….”