Zbulohen detaje të reja nga ngjarja kriminale që tronditi Kurbinin pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është 37-vjeçari Bujar Lika (Sinani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha.
Lexo edhe: Tronditet Kurbini/ Vritet me armë zjarri në hotel 53-vjeçari, dyshohet edhe për të plagosur
Që të dy të plagosurit, janë në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë pranë Hotel AA, në autostradën Lezhë-Mamurras.
Policia ka mbërritur në vendngjarja, ndërsa nuk ka ende informacione mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.