Ish-ministri socialist, Arben Malaj, në një postim në profilin e tij facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.
‘Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut.
Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.
E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike.
E dyta në vonesat në procesin e integrimit.
E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi.
Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane.
E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë.
Arbeni
Draft-opinioni përfundimtar, ashtu si dhe varianti i parë, vlerëson se qëndrimi i Presidentit “nuk justifikon shkarkimin”.
Ndryshimet ligjore lidhur me betimin “të dyshimta”