Detaje të reja/ Atentati në Kurbin, Bujar Lika ishte shënjestra

0
Vrasje ne Kurbin

Të tjera detaje mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë.

Në këtë atentat ndërruan jetë dy persona, biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin (i cili vdiq sot ne spital) si dhe u plagos 21-vjeçar Kreshnik Tusha.

Lexo edhe: Identifikohen viktimat dhe dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Kurbin (Emrat)

Policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij.

I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, veç gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit.

Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal, bën të ditur News24.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedentë të mëparshëm penal.

Artikulli i mëparshëmTë dehur e pa patentë/ Policia “bën namin” gjatë fundjavës, arreston 18 shoferë, procedohen 446 të tjerë
Artikulli i radhësOgerta, si nuk të ‘tmerron’ që po fsheh numrin e të infektuarve të përsonelit shendetësor?