Masat ndaj COVID-19/ Më 1 Qershor fillon faza e dytë e rihapjes, çfarë mbetet e ndaluar

0
Faza e dyte e hapjes

Duke filluar nga dita e nesërme (1 qershor) do të nisë faza e dytë të rihapjes së vendit, ku do të hapen çerdhet, kopshtet dhe plazhet, ndërsa transporti publik do të mbetet i bllokuar.

Mes bizneseve që do të rifillojnë punën nga 1 qershori janë edhe palestrat. Kufiri tokësor gjithashtu do të hapet, por ende nuk është përcaktuar se kur do të rikthehet transporti publik.

Në kuadër të fazës së dytë të hapjes së Shqipërisë, karantinimi i qytetarëve që vijnë në vendin tonë nuk do të jetë i detyrueshëm.

Çfarë përfshin faza e dytë e rihapjes

Lëvizja e automjeteve – Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit.

Rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara.

Kufijtë – Hapen kufijtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet evropiane. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet si masë në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC – Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.

Plazhet – Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. 

Veprimtaritë sportive e kulturore – Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Çfarë nuk lejohet gjatë fazës së dytë të rihapjes

Transporti publik – Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, deri në një moment të pacaktuar.

Ndalohen kinematë, teatër, klubet, pishinat dhe dasmat – Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme.

Artikulli i mëparshëmOgerta, si nuk të ‘tmerron’ që po fsheh numrin e të infektuarve të përsonelit shendetësor?
Artikulli i radhësCOVID-19/ Kush janë ‘super-shpërndarësit’ që mund të shkaktojnë një valë të dytë të pandemisë