Një i vrarë e dy të plagosur në Indianapolis, në 25 qytete vendoset shtetrrethimi

0
Protesta amerike

Protestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd kanë vazhduar edhe në orët e para të së dielës në Shtetet e Bashkuara. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Indianapolis.

Lajmin për sulmin me armë e konfirmoi komandanti i policisë lokale, Randal Taylor. Policia është duke e hetuar rastin dhe i ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë larg zonave ku po protestohet.

Lexo edhe: Pse ky është një mision historik i NASA-s në një raketë private

Taylor gjithashtu njoftoi se në protestat që po mbahen në këtë qytet lëndime të lehta ka pësuar edhe një zyrtar policor, shkruan “CNN”.

Nderkohe ne 25 qytete në 16 shtete kanë vendosur gjendjen e shtetrrethimit. Garda Kombëtare është aktivizuar në mbi dhjetë shtete përfshirë edhe kryeqytetin amerikan.

Në mesin e qyteteve që janë vendosur nën shtetrrethim policor janë: Los Angeles, Chicago, Denver, Miami, Atlanta, Louisville, Minneapolis, Rochester, Columbus, Portland, Columbia dhe Seattle.

Artikulli i mëparshëmJoachim Low flet për rinisjen e Bundesligës: ‘Jam i befasuar nga cilësia’
Artikulli i radhësMaradona: Mos bëni krahasime epokash, futbolli në kohën time ishte…