Publikohen detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit në Himarë. Sipas raportimeve, fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por pas konstatimit të trupit të viktimës u gjendën disa plagë plumbash, gjë që shton dyshimet është vrarë.
Ylli Luçaj ishte roja i rrugës së re që po ndërtohet në fshatin Kuç, ndërsa sipas regjistrave të policisë, rezulton një person pa precedentë penal.
Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në një bar kafe te Rruga e Dibrës në Tiranë, ka dëme materiale
Krismat e armëve alarmuan banorët e zonës, të cilët lajmëruan më pas edhe policinë.
Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo pistë ku po hetohet, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.