Partia Demokratike reagon pas postimit të këshilltarit për media të kryeministrit, Endri Fuga, I cili I quajti të turpshme akuzat e opozitës për udhëtimin në Paris të Ramës.
Përmes një deklarate për mediat, selia blu I kërkon shefit të qeverisë të tregojë arsyet e udhëtimit me charter drejt kryeqytetit francez.
LEXO EDHE: Rama po infekton jetën publike
“E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?”, thuhet në deklaratën e selisë blu.
“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, do të shprehej më herët përmes një postimi në Twitter, këshilltari për mediat i Ramës, Endri Fuga.