Greqia bllokon udhëtarët britanikë, amerikanë dhe italianë të vizitojnë vendin në qershor

0

Greqia mund të jetë një destinacion kryesor pushimesh këtë vit, por për britanikët, amerikanët dhe italianët që ëndërrojnë ta shfrytëzojnë atë për pushime, kjo do të jetë e pamundur për ca kohë. Athina i ka lënë këto vende jashtë listës prej 29 të tillash, nga të cilat Greqia do të nisë të pranojë vizitorë, ndërsa po përpiqet të zbusë dëmet që ka shkaktuar pandemia për industrinë e saj më të madhe, turizmin.

Zyrtarët grekë thonë se udhëtarët nga vendet që nuk janë ndaluar, do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi duke filluar nga 15 qershori dhe vetëm nëpërmjet aeroportin kryesor ndërkombëtar të kryeqytetit, Athinës si dhe metropolit verior të vendit, Selanikut.

Lexo edhe: Vendimi ndaj OBSH/ BE thirrje SHBA-së: Jemi përballë një kërcënimi global, duhet….

Lista me 29 vendeve u hartua pas një rishikimi të rreptë të rregulloreve globale të aeroporteve dhe nivelit të infeksionit COVID-19. Ministri i Turizmit Harris Tehoharis duke shpjeguar arsyet tha se ashtuquajtura lista e vendeve të sigurta është pjesë e një plani të hartuar për të garantuar sigurinë si të vendit ashtu edhe udhëtarëve të huaj.

Ai tha se qeveria greke ia doli të trajtojë me sukses pandeminë duke marrë masa drastike bllokimi që në fillim dhe duke mbajtur nivelet e regjistruara të infeksionit nën 3 mijë dhe numrin e vdekjeve në 175. Në mesin e 29 vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen në Greqi prej 15 qershorit, përfshihen disa vende të Ballkanit, Izraeli dhe madje Kina e Japonia. Udhëtarët që vijnë nga këto vende do të kontrollohen nëse janë të infektuar me COVID-19 e do të lejohen të pushojnë lirisht pa u kërkuar që të vetëizolohen fillimisht. Në varësi të ndryshimit të nivelit të infeksionit, lista e vendeve mund të ndryshojë përpara se të lejohen të hynë në vend udhëtarët nga e gjithë bota duke nisur më 1 korrik.

Por në kushtet kur SHBA, Britania dhe Italia, vende këto të goditura më rëndë nga pandemia, ekspertë të shëndetit si Gikas Magiorkas paralajmërojnë se mund të duhen muaj, përtej datës një korrik, përpara se udhëtarët nga ato vende të lejohen të vizitojnë Greqinë. Britanikët dhe amerikanë zakonisht përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve në Greqi, duke i sjellë vendit miliarda çdo vit.

Ndërkohë, Italia u kundërpërgjigj duke thënë se vendet e “listës së zezë” ishin aty padrejtësisht dhe se Italia nuk do të lejonte të shihej dhe trajtohej ashtu sikurse e cilësoi një zyrtar i lartë, “koloni lebrozësh”.

Megjithë përpjekjen e Greqisë për të hapur turizmin, shumë zyrtarë të industrisë ngurojnë.

Grigoris Tassis, presidenti i shoqatës greke të pronarëve të hoteleve, thotë se ata nuk kanë marrë direktiva themelore nga shteti, përfshirë informacionin se si t’i trajtojnë rastet e infeksioneve në terren që mund të shfaqen.

Në ishullin e Kretës, një destinacion i preferuar për pushime, shumë zinxhirë hotelesh të mëdhenj kanë zgjedhur të hapin vetëm një pjesë të objekteve dhe lehtësira që ofrojnë për pushuesit. Disa studime tregojnë se rreth 65 për qind e hoteleve greke mund të falimentojnë nëse nuk arrijnë të hapen këtë verë.

Artikulli i mëparshëmFlasin ekspertët: Sa i sigurt është fluturimi me avion gjatë pandemisë?
Artikulli i radhësTruke që ju lehtësojnë jetën nëse vuani nga dhimbjet e qafës