Flasin ekspertët: Sa i sigurt është fluturimi me avion gjatë pandemisë?

0
Udhetim

Ndërsa kufizimet fillojnë të ngrihen, shumë njerëz mund të kërkojnë për të udhëtuar sa më shpejt që është e mundur.

Por, sa e sigurt apo i rrezikshëm është udhëtimi ajror gjatë pandemisë?

Lexo edhe: COVID-19: Rezultate inkurajuese të “anakinra”-s për trajtimin kundër COVID-19

Për të ndihmuar në zbërthimin e përgjigjes, një grup ekspertësh, duke përfshirë një doktor të sëmundjes infektive, një mjek ER, një pilot dhe një këshilltar mjekësor për një shoqatë tregtare të aviacionit, japin këshilla nga ekspertiza e tyre.

“Aeroportet kanë trafik të vazhdueshëm njerëzish, me udhëtarë që vijnë nga vende të ndryshme rreth e rrotull globit,” thotë Dr. Neil Brown, një mjek i urgjencës dhe zyrtari kryesor i diagnostikimit në K Health. “Ne nuk mund të jemi të sigurt se të gjithë po përdorin të njëjtat masa paraprake sikurse ne.”

“Pasagjerët ulen përballë njëri-tjetrit por me fytyrë të kthyer, kurrizi i sediljeve siguron një pengesë, bashkë me lëvizjen e kufizuar të pasagjerëve shton mbrojtjen në bord,” thotë ai. “Për më tepër, fluksi i ajrit është më pak i favorshëm për përhapjen e virusit sesa në mjediset e brendshme, ritmet e rrjedhës janë të larta, të drejtuara në mënyrë të kontrolluar (nga tavani në dysheme), për të kufizuar përzierjen, dhe përdorimi i filtrave të ajrit të grimcuar me efikasitet të lartë siguron që furnizimi i ajrit të jetë i pastër brenda avionit”

Piloti Brett Manders shpjegon se këto filtra janë në gjendje të kapin 99.9 përqind të grimcave të virusit. “Gjëja tjetër që duhet të theksohet është që ajri i avionëve zëvendësohet me një ritëm të shpejtë,” thotë ai. “Nëse e mbushni aeroplanin me tym jeshil për qëllime demonstrimi, do të ishte i gjithë ambienti 100 përqind i pastër brenda dy minutave.”

Ndërsa dihet që virusi përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë nga personi në person, objektet janë shumë më pak shqetësuese, sipas udhëzimit të CDC.

“Është afërsia me njerëzit që rrit probabilitetin e infektimit,” vëren Dr. Russo. “Por përdorni pecetat tuaja nëse doni të jeni të sigurt dhe fshini sipërfaqet rreth e rrotull”, shprehet doktor Brown.

Dr Brown e konsideron “përgjithësisht të sigurt” përdorimin e tualetit të aeroplanit për sa kohë që ju distancoheni sa më shumë nga udhëtarët e tjerë. “Unë do t’i këshilloja udhëtarët që të mos prekin direkt derën, rubinetën e banjës, apo ndonjë send tjetër, është më mirë të përdorin ndonjë letër për të kapur të tilla sipërfaqe.”

Gjithashtu, konsideroni se ngrënia dhe pirja në aeroplan mund të jenë një nxitës tjetër i mundshëm i transmetimit. “Një numër i linjave ajrore ka pezulluar shërbimin gjatë fluturimit për shkak të shqetësimeve në lidhje me transmetimin përmes sendeve individuale,” vëren Manders.

Raporti i IATA paraqet të dhëna inkurajuese në lidhje me rrezikun e transmetimit të virusit në fluturime. “Rreziku i transmetimit të COVID-19 nga pasagjeri në pasagjer në bordin e një aeroplani duket të jetë shumë i ulët, bazuar në komunikimet tona me një numër të madh të linjave ajrore gjatë janarit deri në mars 2020, dhe tek një ekzaminim i detajuar nga IATA të 1,100 pasagjerëve [gjatë së njëjtës periudhë] të cilët u konfirmuan për COVID-19 pas udhëtimit ajror.”

Por sipas ekspertëve mjekësorë të paangazhuar në aviacion, natyrshëm që fluturimi me avion përbën rrezik infektimit. “Siguria është një term relativ,” thotë Dr. Russo. “Është më mirë që të shmangni çdo udhëtim të panevojshëm për momentin.”

Artikulli i mëparshëmNjihuni me kuzhinierin shqiptar i cili u shpall ndër më të mirët në Francë
Artikulli i radhësGreqia bllokon udhëtarët britanikë, amerikanë dhe italianë të vizitojnë vendin në qershor