Meghan Markle flet për vdekjen e George Floyd

0

Meghan Markle, sot ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në publik në lidhje me vrasjen e George Floyd. Markle ndër të tjera ka mbështetur ‘’Black lives matter’ si dhe ka bërë me dije se nuk ka dalë të flasë më herët pasi ka qenë shumë nervoze.

Dukesha e adresoi problemin gjatë një fjalimi të mbajtur në diplomimin e nxënësve të Immaculate Heart High School në Los Angeles, shkolla  që edhe vetë ajo e ka frekuentuar më herët.

Gjatë fjalës së saj, aktorja 38-vjeçare u shpreh: “Jeta e George Floyd kishte rëndësi, ashtu siç kishte rëndësi edhe jeta e Breonna Taylor, ashtu si kishte rëndësi edhe jeta e Philando Castile, dhe ashtu si kishte rëndësi edhe jeta e Tamir Rice”.

Tre personat e tjerë që janë përmendur nga Markle janë tre qytetarë afro-amerikanë të vrarë nga policia, ashtu si George Floyd.

Duke folur për të , Meghan tha: “ Nuk dija çfarë të thoja. Dëshiroja të thoja gjënë e duhur dhe kisha frikë se mos do të gaboja. Por kuptova se në këtë rast heshtja është e vetmja përgjigje e gabuar.”

Fjalimi i Meghan Markle u publikua fillimisht dje në revistën Essence, dhe më pas u shpërnda në mediat e huaja ashtu si shumë deklarata të tjera të personazheve, që kanë folur mbi  problemin e racizmit në SHBA.

Gjithashtu gjatë fjalimit të saj, Markle kujtoi edhe trazirat në  pranverën e vitit 1992, pas rrahjes brutale të Rodney King.

“Kam qenë 11, ose 12 vjeç kur filluan trazirat në vitin 1992, sigurisht edhe në atë kohë u nxitën nga një akt i pakuptimtë racizmi. Më kujtohet shtetrrethimi dhe mbaj mend që nxitonim të ktheheshim në shtëpi. Qielli ishte i mbushur me tym dhe aroma e djegies ndihej kudo, ashtu siç shiheshin kudo edhe ndërtesat e djegura”, kujtoi Meghan Markle.

Artikulli i mëparshëmBritania një ndër vendet më të prekur nga Covid 19, rreth 40 mijë persona kanë humbur jetën
Artikulli i radhës“Mos do të na qëllosh?” Vogëlushja përlot botën me pyetjen që i drejton policit në SHBA! Oficeri gjunjëzohet para saj: Jam këtu për t’ju mbrojtur